"Shpirti im që sot është zv.presidente" dhe ministrat duartrokasin në këmbë (VIDEO)
E gjithë bota është habitur me gjestin e Presidentit të Azerbaixhanit Ilham Alijev, i cili ka emëruar gruan e tij si zëvendëspresidente, një post ky i sapokrijuar i cili në rast se presidenti ndërron jetë ose bëhet i paaftë, posti i presidentit i kalon automatikisht Mehriban Aliyevas, bashkëshortes së tij, transmeton Albeu.com.

Por më shumë se kjo, interesante është mënyra e prezantimit.

Siç shihet në videon e mësipërme, Presidenti pasi informon ministrat se ai ka vendosur që "shpirtin e tij" ta emërojë zëvendës presidente, ministrat fillojnë të duartrokasin ulur dhe më pas ngrihen edhe në këmbë deri sa ulen sërish më pas me shenjën me kokë të presidentit.

Shikojeni videon. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2017, ora 22:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori