Shpikja më e re për kapjen e makinave gjatë ndjekjes nga policia (VIDEO)
“Grappler” është shpikja më e re që mund të shpëtojë shumë jetë njerëzish të pafajshëm gjatë ndjekjeve të policisë me shpejtësi të madhe.

E krijuar nga Leonard Stock në Arizona, ajo lejon policët të lëshojnë një si tip rrjete nga pjesa e përparme e makinës së tyre, për të zënë në kurth rrotat e prapme të makinës që po ndjekin.

“Është fantastike,” thotë Lond Bartel, presidenti i shoqatës së policëve në Peoria.

“Kjo do të jetë një avantazh i madh i policisë në kapjen e djemve të këqij dhe në këtë mënyrë mund të parandalohen aksidentet kur dy makinat janë në shpejtësi të madhe”.

Stock thotë se i erdhi kjo ide kur shihte në televizor ndjekjet e policisë.

“Kam parë në shumë raste që shumë aksidente kanë ardhur nga këto ndjekje e njerëz të pafajshëm kanë humbur jetën.

U mendova gjatë dhe kjo besoj është një nga zgjidhjet më të mira. Kur u zgjova një ditë ky ishte mendimi më i mirë që më erdhi në kokë.” /albeu.com/


Shtuar më 05/11/2016, ora 18:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori