"Shpëtoi por jo pa u lagur": Dua Lipa rrezikon jetën gjatë xhirimeve të klipit (FOTO & VIDEO)
Dua Lipa është një nga këngëtaret shqiptare e cila po kor një sukses të paimagjinueshëm në mbarë botën.

Së fundmi këngëtarja është bërë imazhi kryesor i një marke të njohur parfumesh. Videoja nga marka që përfaqëson Dua, bëri bujë të madhe sepse këngëtarja shfaqej me një shqiponjë në duar.

Por asgjë nuk është ashtu sikundër duket në këtë video. Dua ka vendosur të ndaë me ndjekësit prapaskenat e xhirimeve, të cilat sikundër duket dhe në pamje nuk kanë qenë të lehta për tu realizuar.

“Nëse doni të shihni se si shkuan xhirimet e fundit.”- ka shkruar Dua Lipa.

Në videon e publikuar të prapaskenave shfaqet këngëtarja të cilën dallgët e detit arrijnë ta rrëzojnë edhe pse ajo ndodhet në breg të detit.

Kujtojmë se Dua tashmë po shijon romancën e dashurisë me vëllain e modeleve Hadid, Anëar dhe duken shumë të dashuruar së bashku.
Dua Lipa sjell linjën e saj të veshjeve (FOTO LAJM)

Shtuar më 21/08/2019, ora 15:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori