Shpëtohet me vinç lopa që kishte mbetur në katin e dytë të një ndërtese (VIDEO)
Një lopë është shpëtuar sot pasi kishte ngecur në katin e dytë të një objekti të pashfrytëzuar që gjendet në kodrën e Goleshit, në fshatin Harilac të Fushë-Kosovës.

Nuk dihet se si lopa ka përfunduar aty.

Imer Islami, një qytetar, ka publikuar një video në të cilën shihet momenti kur lopa zbritet në tokë përmes një kran-kamioni.

Qytetari Islami thotë se lopën e shpëtoi komuna e Fushë-Kosovës.
“Sot e shpëtoi lopën komuna e Fushë-Kosovës në fshatin Harilaq, Bislim Islami me kamion”, shkruhet në përshkrimin e videos. /albeu.com/


Shtuar më 01/07/2017, ora 19:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori