Shpërthim i fuqishëm në Madrid, shembet pallati (VIDEO)
Një shpërthim i fuqishëm ka terrorizuar banorët e Madrid, rreth orës 3 të pasdites. Sipas pamjeve të para, shpërthimi duket sikur ka shkatërruar një pallat të tërë, veçanërisht tri katet e sipërme.

Pallati ndodhet në zonën e Calle de Toledo, që është izoluar dhe evakuuar nga forcat e rendit, dhe sipas informacioneve të para shërbente pjesërisht si azil për të moshuar.

Për momentin nuk regjistrohen viktima, por forcat e ndihmës kanë rrethuar perimetrin, deri në përcaktimin e shkaqeve, ende të paqarta.

Shtuar më 20/01/2021, ora 15:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori