Shpërthen bomba 250 kg në Shtip (VIDEO)
Një shpërthim i fortë u dëgjua sot në Shtip nga shpërthimi i bombës së rëndë 250 kg me lëndë shpërthyese 160 kg TNT.

Për rreth 25 ditë bomba ka qëndruar në ambient të hapur, pasi u gjet gjatë gërmimit të themeleve të fabrikës së re të autobusëve Van Hool.

Shpërthimi i kontrolluar është kryer nga ARM-ja në bashkëpunim me piroteknikë profesionale dhe se nuk ka shkaktuar asnjë dëm material në objektet përreth, përcjell TetovaSot.

Ushtria vendosi të shpërthente nga skajet e jashtme të bombës me dinamit, fuqia e shpërthyese e së cilës ishte drejtuar tek predha, që të dyja mbushjet kanë neutralizuar njëra-tjetrën. /albeu.com/
Shtuar më 24/07/2017, ora 23:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori