ASHAK historikisht i ka shërbyer politikës thotë
Agim Vinca, profesor i letërsisë në Universitetin e Prishtinës ‘Hasan Prishtina’.
Agim Vinca ka shpërthyer kundër Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Ai thotë se historikisht ASHAK ka qenë shërbëtore e politikës.
‘Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës historikisht ka qenë shërbëtore e politikës. Edhe në sistemin monist edhe në periudhën e të ashtuquajturit pushtet paralel madje edhe në periudhën pas çlirimit të Kosovës dhe pas shpalljes së Kosovës shtet i pavarur’, tha
Vinca për televizionin Rrokum. /Albeu.com/
Shtuar më 07/11/2015,
ora 21:22