Policia e Tiranës ka goditur dy raste të shpërndarjes së lëndëve
narkotike në kryeqytet duke arrestuar tre persona.
E. R., 25 vjeç u arrestua pasi gjatë
kontrollit fizik dhe
kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u
sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi dozash me lëndë
narkotike kanabis dhe kokainë, 1 automjet, një aparat celular, një peshore elektronike që përdorej për peshimin dhe ndarjen e lëndës
narkotike në doza dhe 200 qese farmaceutike që përdoreshin për paketimin e lëndës
narkotike.
S. K., 34 vjeç dhe O. K., 17 vjeç, pasi gjatë
kontrollit fizik dhe në automjetin me drejtues shtetasin S. K. dhe pasagjer shtetasin O. K., u gjetën sasi me lëndë
narkotike kanabis dhe kokainë, të cilat u
sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 1 aparat celular.
Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të këtyre shtetasve, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Shtuar më 23/02/2021,
ora 11:17