Nuk ka lidhje me muzikën! Olsi Bylyku vjen me një projekt të ri surprizues (FOTO LAJM)
Më në fund surpriza e madhe e Olsi Bylykut u zbulua dhe bëhuni gati ta shihni aktorin e humorit me një rol të ri.

Prej kohësh ai kishte paralajmëruar se po përgatiste një projekt, duke publikuar foto nga një studio.

Në fillim u dyshua se aktori do të sillte një bashkëpunim muzikor me të dashurën e tij, Eglin, por duket se nuk ka fare lidhje me të.

Olsi ka postuar në Instagram një video dhe ka treguar se së shpejti do të vijë me një "late night show", një prodhim nga Desing Angle.


View this post on Instagram

#RopedWithOlsi

A post shared by Roped with Olsi (@roped.al) on




Sigurisht dhe promon e emisionit ai e ka realizuar me doza humori, që i ka bërë të gjithë fansat e tij për të qeshur.

Bylyku ka zbuluar se spektakli do të mbajë titullin "Roped with Olsi", me idenë që njerëzit do të qëndrojnë të lidhur pas tij si me një litar.

Detaje të tjera se ku do të transmetohet emisioni apo në çfarë date do të fillojë pritet të zbulohen së shpejti.


Shtuar më 03/10/2020, ora 20:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori