Shoqërohet me ambulancë një shtetase kineze në Don Bosko: Ishte shumë keq (VIDEO)
Një shtetase kineze në Tiranë, në zonën e Don Boskos, është shoqëruar me ambulancë ditën e sotme.

Ngjarja e filmuar në video ka ndodhur në zonën, Zogu i Zi në kryeqytet ku duket se një shtetase kineze është duke u dërguar në spital nga një ambulancë.

Duket se gruaja ka ende valixhen e udhëtimit me vete ndërsa nuk bëhet me dije se për ku ishte drejtuar.

Sipas qytetarit gruaja është dërguar në Senatoriumin e Tiranës, shkruan JOQ.

Mesazhi i qytetarit që ka regjistruar pamjet:

Një kineze ishte shumë keq dhe e morën me ambulancë tani te Zogu i Zi. Me sa mësuam po e dërgonin në Snatorium. /albeu.com/

Shtuar më 26/02/2020, ora 19:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori