E RËNDË: Reperi i njohur qëllohet me breshëri plumbash pranë shtëpisë, ndërron jetë në spital (FOTO LAJM)

Sidhu Moose Wala ose siç njihet edhe me emrin e vërtetë Shubhdeep Singh Sidhu, 28 vjeç, është sulmuar me breshëri plumbash.

Ai u dërgua në spital i plagosur dhe më pas u dha edhe lajmi i vdekjes së tij.

Të lidhura

None found

Prej disa kohësh ai i ishte futur rrugës së politikës.

Sipas CNN, shefi i policisë Viresh Kumar Bhawra ka deklaruar se në vendngjarje janë gjetur 30 gëzhoja, të cilat i përkisnin tre armëve të ndryshme.

Sipas policisë ky sulm mund të jetë bërë nga një anëtar bande nga Kanadaja që dyshohet se mori përgjegjësinë për vdekjen e Moose ëala. Por grupet politike kanë fajësuar Partinë Aam Aadmi (AAP) në pushtet të Punjabit për lejimin e vrasjes.

Moose ëala u largua nga shtëpia e tij në një makinë me dy persona të tjerë rreth orës 16:30. Rreth një orë më vonë, dy makina iu afruan automjetit nga përpara dhe hapën zjarr, ka deklaruar Bhawra.

Policia po vijon punën për kapjen dhe arrestimin e autorëve të ngjarjes, të cilët deri më tani mbeten të paidentifikuar.

Reperi u bë i famshëm pasi publikoi këngën e tij të parë në 2017. Ai kishte rreth tetë milionë ndjekës në Instagram dhe videot muzikore kanë grumbulluar miliona shikime në YouTube.

Lidhur me lajmin për vdekjen e tij ka reaguar edhe reperi Drake duke shpërndarë një foto të tij në Instagram me mbishkrimin “RIP Moose”.

Ai u fut në politikë në vitin 2021 dhe iu bashkua partisë së Kongresit Kombëtar Indian, duke konkurruar në zgjedhjet legjislative të Punjabit në shkurt, por u mund nga kur rivali AAP.

Ndërkohë autoritetet vendase po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetbahis siteleribahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişpadişahbetonline notary