Bundesliga ende pezull, vendimi shtyhet deri në javën e ardhshme

Kishte shpresë se ligat gjermane do të jepeshin aprovimin për të luajtur më 9 maj të kësaj jave ndërsa vendi vazhdon betejën e tij kundër krizës së koronavirusit.

Por ai vendim tani është shtyrë deri në ditën e mërkurë javën e ardhshme, do të thotë se nuk do të fillojë deri më 16 maj së paku.

Klubet ishin rikthyer në stërvitje me shpresë se sezoni do të fillonte të shtunën.

Këto shpresa u ndërprenë të enjten në mes të sugjerimeve se do të ketë forcim të kufizimeve të bllokimit në Gjermani pasi rastet e koronavirusit po rriten në vend.

Tani ekziston një besim se kancelarja Angela Merkel do të duhet t’i ashpërsojë sërish masat pasi fillimisht lejoi që dyqanet, shkollat dhe kishat të hapen përsëri.


Shtuar 30.04.2020 13:37