Prokuroria vendos: Të lihet në qeli Dardan Molliqaj për 30 ditë!

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj dhe aktivistit të kësaj partie, Adem Megjuani.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) të ndaluarve, në drejtim të veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, tha Ulaj.

Aktualisht Molliqaj dhe Megjuani janë nën masën e ndalimit prej 48-orëve, pasi u arrestuan të martën.

Megjuani u arrestua pasi u paraqit vetë në komisariat pas kërkesës së policisë, ndërsa Molliqaj u arrestua dje në mbrëmje në dalje të Prishtinës.

Po ashtu, sipas policisë, Molliqaj ishte kërkuar edhe në adresat e banimit dhe pasi nuk ishte gjetur, nuk iu përgjigj as kërkesës për vetëdorëzim të policisë./albeu.com/


Shtuar 2.02.2022 16:04