Java nis me temperatura të ulëta, ky është parashikimi i motit për sot

Moti sot parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura në të gjithë territorin.

Duke nisur nga orët e pasdites në zonën e jugut dhe atë të qendrës vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, lokalisht në formë shtrëngatash afatshkurtër. Mjegull e dendur e mjegullinë përgjatë zonave luginore.

Era, do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje e lehtë deri ne 8m/sek e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 0-1 ballë.


Shtuar 20.12.2021 07:24