SHKODËR/ Era e fortë dhe shirat e dendur i marrin jetën drejtuesit të motorit, u përplas me një makinë
Moti i keq, i papritur, ka sjellë pasoja të rënda në vend. Pas vdekjes së 2 pushuesve dhe shpëtimit të 26 të tjerëve, në Shkodër është regjistruar një aksident rrugor me vdekje.

Mësohet se si pasojë e erës dhe fortë dhe shirave të dendur, drejtuesi i motorit, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një makinë.

Ngjarja është regjistruar në Vukatanë, ku përplasja ka qenë fatale, duke i marrë jetën drejtuesit të motorit.

Shtuar më 28/07/2019, ora 18:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori