“Juli i Pashakos”, kush është biznesmeni që iu konfiskua apartamenti 120 mijë euro, konfliktet me “ushtarin” e Aldo Bares

Me vendim të Gjykatës së Vlorës, është konfiskuar një apartament me vlerë 120 000 euro, në pronësi të  43-vjeçarit Julian Sulo.

Konfiskimi i apartamentit u bë në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër të një procedimi pasuror të iniciuar ndaj 43-vjeçarit.

Kush është Julian Sulo?

Julian Sulo është një person i dënuar më parë për aktivitet kriminal. 43-vjeçari që ka një lokal dhe një lavazh në qytetin e Lushnjës, njihet edhe si “Juli i Pashakos”.

Ai ka qenë një nga personat e shoqëruar si të dyshuar për masakrën në Lushnjë, ku u ekzekutuan Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, miq të nipit të Aldo Bares, Laert Haxhiut. Sula u vetëdorëzua në polici pas vrasjes së dy të rinjve por u lirua më pas për mungesë provash.

Ndërsa në 2018 ai është munduar të largohet me vrap në rrugicat e qytetit, në lagjen “Gafur Muço”, por u kap pas aksionit të policisë së Lushnjës dhe FNSH-ve të Fierit.

Një tjetër ngjarje është ajo e gati 6  viteve më parë, më 11 qershor 2016 kur Julian Sulo u plagos pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër në një pikë bastesh, në lagjen “Skënder Libohova”.

Lokali në fjalë ishte në pronësi të Arjan Aliços, i njohur ndryshe si “Arti i Braçes” i dënuar më parë për vrasje dhe që njihet si një nga ushtarët e Aldo Bares. Ai u qëllua me thikë rreth 20 herë dhe me leva aq sa u la si i vdekur buzë rruge dhe u shpëtua nga një kalimtar i rastit.

Sulo nuk përmendi kurrë emrin e ushtarit të Aldo Bares si autor por Arjan Aliçko mori përsipër krimin dhe ndodhet në burg. Ndërkohë në 29 janar të 2018 banesa e Arjan Aliços në lagjen “18 tetori” të Lushnjës u qëllua me armë zjarri por nuk pati persona të lënduar./albeu.com


Shtuar 13.06.2023 14:13