E FUNDIT/ Aksident me vdekje në Shkodër

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër-Velipojë.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se një automjet ka përplasur një këmbësor, 80 vjeç i cili ka ndërruar jetë.

Shkodër- Më datë 11.12.2021, rreth orës 16:40, në aksin rrugor Shkodër – Velipojë, në vendin e quajtur fshati Trush, një automjet me drejtues shtetasin V. J., 41 vjeç, banues në fshatin Ganjoll, Shkodër, ka aksidentuar shtetasin këmbësor H. F., 80 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër.

Si pasojë e përplasjes shtetasi H. F., ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit shtetasi V.J. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /albeu.com/


Shtuar 11.12.2021 17:50