67-vjeçarja në Tiranë i jep fund jetës, vuante nga problemet e shëndetit mendor

Një 67-vjeçare në Tiranë është vetëhedhur nga kati i 5 i banesës duke i thënë fund jetës. Dyshohet se ajo vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.11.2022, në Unazë të Re, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës, shtetasja M. K., 67 vjeçe, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com