Shkarkohen 46 zyrtarë në Hipotekë dhe tek ALUIZNI (VIDEO)
Ministria e Drejtësisë ka vendosur shkarkimin e 46 zyrtarëve kryesisht në Hipoteka, por edhe në agjencinë e ALUIZNI-t.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj bëri me dije këtë të diel vendimet e marra prej saj, ndërsa shtoi se janë paralajmëruar edhe 15 zyrtarë të tjerë, të cilët siç tha ministrja do të shkarkohen nëse nuk përmirësojnë punën e tij.

"Platforma e Bashkëqeverisjes nxjerr përgjegjësine e qartë për zvarritjet e kërkesave të qytetarëve në zyrat e shtetit, falë ankesave të atyre që nuk bëhen palë me korrupsionin dhe nuk rrinë duarkryq, po denoncojnë rastin e tyre tek shqiperiaqeduam.al", shkruan Rama. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2018, ora 13:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori