Shiu i rrëmbyeshëm shkakton dëme në Shkup dhe Kumanovë (VIDEO)
Pëlqej
Shiu i rrëmbyshëm i shoqëruar edhe me breshër sot ka rënë në Shkup, Kumanovë dhe qytete të tjera të Maqedonisë.

Në Kumanovë, shiu shkaktoi dëme të konsiderueshme duke rrënuar drunjë dhe këputur kavo të rrjetit elektrik. Nga shiu i rrëmbyeshëm janë vërshuar shtëpi dhe duqani.

Shiu ka qenë i shoqëruar me erëra të fuqishme, ku përveç depërtimit nëpër disa shtëpi dhe lokale për momentin nuk njoftohet për dëme të tjera.

Vërshimet kryesisht janë bërë si rezultat i kanalizimeve të bllokuara, por edhe sasisë së madhe të ujit që përnjëherësh u soll nga shiu.

Në videon e mësipërme të Tv Festa mund të shihni dëmet e shkaktuara nga shiu i sotëm në Kumanovë. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2014, ora 20:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori