Jo vetëm mori, por edhe bëri dhurata! Tayna surprizon fansat në ditëlindjen e saj (VIDEO)

Ditën e sotme Tayna është “vajza e ditëlindjes”! Ajo feston përvjetorin e 25-të dhe urimin e parë ia ka bërë vetë vetes. Teksa ka publikuar një foto në Instastory, ajo shkruan “E kam vetveten, çfarë tjetër mund të kërkoj. Vajza e ditëlindjes”. Më pas, ka marrë urime të shumta nga miqtë e mbështetësit e saj.

Sikurse kishte paralajmëruar, ajo ka organizuar edhe një festë madhështore me familjarët dhe miqtë e saj më të ngushtë teksa disa pamje nga festa janë publikuar edhe në rrjetet sociale.

Veçse ka marrë dhurata, edhe ka bërë një të tillë për fansat e saj, të cilët i ka suprizuar me një projekt të ri. Ajo ka publikuar këngën e saj më të re, me titull “OFG”. Projekti është realizuar edhe me videoklip, ku si gjithmonë reperja shfaqet me look të veçantë.

Epo ditëlindja, s’mund ta gjente më bukur se kaq…


Shtuar 14.12.2021 21:55