“E di sa mirë më priti, luks”, çfarë thoshte Cllevio para se të dilte videoja e sherrit me Noizy-n (VIDEO)

Ditën e djeshme, Kleviol Ahmeti, i njohur dhe si “Cllevio Serbiano” kishte paralajmëruar përmes Instagramit se do të shkonte tek lokali i Noizy-t. Ai kishte filluar të ofendonte reperin dhe grupin OTR prej disa kohësh, por në përballjen e tyre të parë, situata agravoi në sherr.

Pas sherrit kur video ende nuk ishte publikuar, Cllevio tha në rrjete sociale se Noizy e kishte pritur mirë.

“Shkova atje, takova Noizy-n dhe piva kafe. E di sa mirë më priti ore. Luks. Edhe çunat gangstera, i ka gjuajtësa. Asgjë s’dinë këta. Mbaruan problemet, a keni inat ju, unë me Noizyn shokë.”, tha ai.

Por pas publikimit të videos Cllevio ka kallzuar ne Polici reperin dhe babain e tij, Bashkim Rajku.