E përplasi makina në Lezhë, ndërron jetë këmbësori! Shoferi në drejtim të paditur

Këmbësori Ndue Sokoli, që u aksidentiua pak minuta më parë në aksin Torrovicë-Lezhë, ka ndërruar jetë.

Lajmin e bëri të ditur vetë Policia e Shtetit përmes një njoftimi.

Ai ishte në gjendje të rëndë dhe u nis me urgjencë për në spital, por mesa duket, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Kujtojmë se shoferi pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Në rrugën rurale të fshatit Torovicë, Lezhë, mjeti tip “Benz ” ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N.S., ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit./albeu.com/