Shfaqet për herë të parë në publik doktori që u nxi pas infektimit me COVID-19 (VIDEO)
Mjeku kinez, Yi Fan është shfaqur në publik për herë të parë pasi lëkura e tij u nxi për shkak të trajtimit nga koronavirusi,

Në pamjet e videos së publikuar, nga “Hubei Today”, mjeku sfalenderon një doktor që e ndihmoi në luftën kundër koronavirusit. Tashmë duket se mjekut i është kthyer ngjyra normale e lëkurës.

42-vjeçari, Yi Fan, u infektua me Covid-19 në janar, kur po kujdesej për pacientët në një spital të Wuhanit. Ngjyra jonormale e lëkurës së tij u shkaktua nga dëmtimi i mëlçisë nga një antibiotik që mori gjatë terapisë intensive.
Shtuar më 27/10/2020, ora 15:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori