Sherri Rama-Xhafaj reflektohet edhe në takimin me Veliajn: Ish-ministri as që e vret mëndjen fare (VIDEO)
Rama dhe Xhafaj janë në një konflikt të hapur mes tyre dhe kjo ka dalë në pah edhe gjatë një takimi të kryeministrit bashkë me Veliajn në zonën e "Shallvareve" në Tiranë.

Ajo që ra në sy gjatë takimit është fakti se të gjithë u ngritën në këmbë kur erdhi Rama duke e takuar, ndërkohë që Xhafaj as e vrau mëndjen fare. Madje edhe shtrëngimi i duarve mes Ramës dhe Xhafajt dukej mjaft i ftohtë dhe thjesht procedurë.

Xhafaj njihet si një ndër njerëzit më të afërt të Veliajt në PS, ndërsa pas shkarkimit të tij u përfol se qendronte pikërisht gatishmëria e tij për të kryer arrestimin e Avdylajve dhe çuarjën para të dosjës 339, e cila do të "hante" edhe kokën e Vangjush Dakos dhe Ardian Ccelës, gjë që Rama nuk e lejoi në atë moment.

Tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe kryeministri duket se po lëshon Dakon bashkë me Ccelën për të ruajtur pushtetin e tij. /albeu.com/
Shtuar më 07/06/2019, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori