Rama në Viterbo: Për ne, Italia është toka e ëndrrave

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Viterbo të Italisë për arritjen e marrëveshjeve me universitetet atje, për bashkëpunim në fushën e arsimit.

Rama ka shprehur konsiderata të larta për vendin fqinj, duke thënë se për shqiptarët Italia është toka e ëndrrave.

“Për shqiptarët, Italia është toka e ëndrrave të tyre. Na ndan një det, e një histori që jo gjithmonë na ka bashkuar, por në të njëjtën kohë na bashkon një ndjenjë e përbashkët përkatësie e jashtëzakonshme e fqinjësisë. Marrëdhënia mes Shqipërisë e Italisë është e veçantë në të gjitha nivelet. Duhet të shfrytëzojmë më mirë programet europiane, duke përfituar nga njohuria që ka Italia. Kemi shumë për të mësuar e jemi me fat që Italia ka disponueshmërinë vëllazërore për të na ofruar atë që është më e rëndësishme”, është shprehur Rama./albeu.com/


Shtuar 7.02.2022 14:49