Sherr masiv në Sarandë, të rinjtë rrihen me shkopinj druri (VIDEO)
Pëlqej
Një sherr masiv mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në Sarandë dhe si pasojë një person mbeti i plagosur.

Siç duket edhe nga fotot të siguruara, personat kanë përdorur sende të forta si shkopinj druri, shkruan Ora neës.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë të cilët kanë shoqëruar në komisariat pesë persona.

Nuk dihen ende arsye e këtij sherri, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga blutë e Sarandës. /albeu.com/

Shtuar më 19/08/2018, ora 09:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori