Premier League pritet të miratojë rregullat e reja të ashpra për tifozët

Premier League, Federata Angleze e Futbollit dhe EFL kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke përshkruar një sërë masash të reja që do të hyjnë në fuqi nga fundjava e ardhshme, një lëvizje e mbështetur nga Shoqata e Mbështetësve të Futbollit dhe Shoqata e Futbollistëve.

 

Çdo tifoz që futet në fushë nga fundjava e ardhshme do të ndalohet automatikisht dhe do të raportohet në polici për ndjekje penale si pjesë e një goditjeje nga autoritetet e futbollit.

Kjo masë u mbështet nga Shoqata e Mbështetësve të Futbollit dhe do të synojë gjithashtu ndalimin e tymuesve, fishekzjarrëve dhe hedhjen e objekteve të ndryshme.

Të lartëpërmendurit u kërkuan gjithashtu lojtarëve dhe trajnerëve që të mos ndërveprojnë me tifozët që janë futur në fushë dhe kompanite transmetuese dhe mediat sociale të mos promovojnë mesazhe positive nga incidente të tilla.

Vlen të përmendet se futja në fushë nga tifozët ka qenë një vepër penale për 31 vjet, por zakonisht injorohet për festimet e fund-sezonit ku një klub është promovuar ose ka shmangur rënien nga kategoria.

Në deklaratë thuhet: “Këto veprime janë të rrezikshme, të paligjshme dhe me pasoja të rënda. Nga fillimi i sezonit 2022/2023, të gjithë shkelësit do të raportohen nga klubet në polici dhe një hetim mund të çojë në një dosje të përhershme kriminale, e cila mund të ndikojë në punën dhe edukimin e tyre dhe mund të çojë në një dënim me burg.

FA do të prezantojë gjithashtu një politikë më të ashpër sanksionuese për klubet, e cila do të përforcojë këto masa. Për më tepër, kushdo që hyn në fushë dhe ata që mbajnë ose përdorin fishekzjarrë ose tymuese, do të marrin një ndalim automatik nga klubi. Këto ndalime mund të shtrihen edhe tek prindërit shoqërues ose kujdestarët e fëmijëve që marrin pjesë në këto aktivitete.”

Shefi ekzekutiv i FA Mark Bullingham tha: “Futbolli anglez ka futur masa të reja dhe sanksione më të ashpra për fillimin e sezonit të ardhshëm për të dërguar një mesazh të qartë se ne nuk do të tolerojmë këtë lloj sjelljeje të paligjshme dhe të rrezikshme”.

 

Homologu i tij në Premier League Richard Masters shtoi: “Me klubet dhe partnerët në të gjithë futbollin, ne po e bëjmë të qartë se lloji i incidenteve që pamë sezonin e kaluar duhet të ndalet. Nëse nuk ndërmarrim veprime kolektive dhe të qëndrueshme, mund të jetë vetëm çështje kohe para se dikush të lëndohet rëndë ose më keq.”/ h.ll/albeu.com