Ngjarje virale në Brazil, trajneri godet me kokë arbitren femër (VIDEO)

Shpesh kemi parë ngjarje të çuditshme që vijnë nga Amerika Latine, ku në futbollin amator ndodhin skena nga më të shëmtuarat.

Në një ndeshje ndërmjet Desportiva Ferroviara dhe Nova Venecia, trajneri i Desportiva është futur në fushën e lojës duke debatuar me arbitren femër, Marcielly Netto, dhe më pas ai ka bërë një veprim aspak të hijshëm duke goditur me kokë atë.

Ky gjest erdhi me ndëshkimin e menjëhershëm të gjyqtarit kryesor duke i nxjerrë kartonin e kuq.

Trajneri i cili bëri këtë veprim, Soriano, u shpreh kështu përpara mediave vendase: “ Ajo thjesht u përpoq të përfitonte nga situata, sepse është femër. Ajo thjesht është shtyrë një moment nga lojtarët dhe tani dëshiron t’i bëjë njerzit të besojnë sikur është sulmuar nga unë”, u shpreh ai./ h.ll/albeu.com