Shefi i Policisë Bashkiake shuan zjarrin me "Coca Cola" (VIDEO)
Një zjarr i vogël është ndezur nga persona ende të panjohur në qendër të sheshit “Skënderbej” në Tiranë, rreth orës 19:30 minuta. Ai ra në sy të shefit të Policisë Bashkiake, Vullnet Topalli, i cili me makinën e tij private iu afrua zjarrit.

Pasi u kërkoi llogari 2 policëve bashkiakë, që ishin në shërbim pranë vendit ku ishte ndezur zjarri, Topalli nxori nga makina një shishe me “Coca Cola” dhe tentoi të fikte flakët, shkruan Tema.

Në fakt, vetëm i hodhi pak “benzinë” zjarrit, i cili u shua vetë pak më vonë. /albeu.com/

Shtuar më 24/11/2013, ora 14:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori