“Vëllai i martuar me ruse”, befason ukrainasja: Asnjë familjar në Rusi nuk na ka mbështetur pas luftës!

Një shtetase ukrainase që jeton në Tiranë, ka befasuar me rrëfimin e saj dramatik.

Irina Romanova pohoi se përveç vëllait që jeton në Rusi, as familjarët e tyre nuk i besojnë për luftën që po ndodh në Ukrainë.

E ftuar në emisionin “Open” në ‘News24’, ukrainasja që tashmë ka ndërtuar jetën e saj në Shqipëri pohoi se vëllai i saj është martuar prej 5 vitesh me një ruse, ndërsa shtoi se qëndrim i tij pro rus nuk ka lidhje me martesën me këtë shtetase.

“Se kuptoj impaktin, por është një realitet. Por është për shumë ukrainas, me të cilin po përballemi. Kemi pasur shumë miq e familjarë, ku kemi menduar që do na përkrahin. Por ata e kanë përkrahur qeverinë e tyre. Rusët nuk ndërgjegjësohen për një javë pushime këtu. Kurrë rritesh në një vend tjetër, nuk ndryshon. Kjo është e pamundur, për mua është mister. Unë them me shaka; në një sekondë në televizion duhet të jetë 24 frame dhe nëse është 25 frame, do manipulohej truri. Ndoshta kanë vendosur 25-ën. Është mister se si nuk po besojnë. Besojnë disa përralla. Vëllai është martuar me ruse. ka 5 vite që është martuar. S’ka ndikim. Ajo është më pro ukrainase se ai vetë. S’ka ndikim fare”, pohoi ajo.


Shtuar 10.05.2022 22:43