Kumbulla huazohet në janar?

Marash Kumbulla u transferua me shumë bujë te Roma në verën e vitit 2020.

Por me ardhjen e Jose Mourinhos në klub, hapësirat për Kumbullën nuk janë aq të mëdha dhe situata e tij është e komplikuar.

21-vjeçari këtë sezon ka luajtur në 10 ndeshje, ku shumicën nga to është futur si zëvendësues.

Kjo situatë nuk po i pëlqen shkodranit i cili po mendon largimin nga Roma gjatë janarit.

Edhe drejtuesit e klubit dhe trajneri Jose Mourinho janë të gatshëm ta lejojnë largimin e mbrojtësit si huazim për gjashtë muaj, në mënyrë që të ketë sa më shumë minutazh. E ardhmja e lojtarit shqiptar pritet të jetë te Torino.


Shtuar 9.12.2021 16:27

Tags: ,