Sfidoi Xhafajn në Kuvend, drejtoresha legjendare të Ramës bën bujë sërish (VIDEO)
Pëlqej
Luneda Sufali bëri bujë disa vite më parë në media pas përplasjes me ish-kreun e Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj në Kuvend. Ndërkohë që po shakatohej me deputetët në sallë, Xhafaj e pyeti Sufalin se çfarë detyre kishte dhe ajo iu përgjigj: Pastruese.

Ai i kërkoi të dilte jashtë, por Sufali nuk doli duke e sfiduar publikisht.

Por, drejtoresha rikthehet në vëmendjen e medias me një tjetër deklaratë të fortë.

Gjatë emisionit të mbrëmshëm "Arena", ajo thotë se nuk e sheh problem ndërprjen e ndihmës ekonomike për mijëra familje duke e cilësuar këtë një gjë normale.

Debat në studio:

Orjola Pampuri: Po flasim për bukën e gojës

Luneda Sufali: Buka e gojës? E çfarë problemi ka?

Pampuri: Po u hiqni bukën e gojës qytetarëve. Kaq.

Sufali: Ta thash, nuk di për çfarë arsye është hequr ai qytetari. Jepet mundësia në muajin shkurt, në mars, që të rifutet përsëri në skemë.

Pampuri: Jo moj zonjë, nuk mund të luani me njerëzit kushtu, ping-pong.

Sufali: Ky është një proces që është në vazhdim…

Artur Zheji: Sapo thatë, buka e gojës, çfarë problemi ka?

Sufali: Unë e lidha me zonjën dhe thashë, çfarë problemi ka sepse nuk dua t’i qëndrojë faktit i përjashtuar. Ne nuk kemi përjashtuar askënd.

http://www.albeu.al/shqiperi/perla-e-drejtoreshes-se-rames-u-hoqa-buken-qytetareve-cfare-problemi-ka/376006/
Shtuar më 23/02/2018, ora 17:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori