Sela, pro shkrirjes së “Aleancës” në një parti (VIDEO)
Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela në emisionin “Rruga drejt…” ka deklaruar se ai dhe partia e tij janë të gatshëm të iniciojnë dhe të mbështesin shkrirjen e koalicionit “Aleanca për Shqiptarët’ në një parti të vetme.

Sa i takon përzgjedhjes së kreut të kësaj partie të ardhshme, Sela tha se ai do të përzgjidhet nga organet e atij subjekti.

Pas publikimit të lajmit se koalicioni “Aleanca për Shqiptarët” shkon drejt shkrirjes në një parti të vetme, reagoi RDK-ja e Vesel Memetit, sipas të cilëve, Aleanca është dhe do të mbetet subjekt i tre partive politike.

“Unë jam që të bëhet Aleanca për Shqiptarët, kush do e drejtojë është çështje tjetër që do ta vendosin strukturat e kësaj partie kur të bëhet partia. Sa i përket pjesës së LR-PDSH-së unë jam i gatshëm që ta hapim këtë temë dhe ta bëjmë një parti që do të quhet Aleanca për Shqiptarët – tha Ziadin Sela, kreu i LR-PDSH-së. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2017, ora 18:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori