Sela: BDI të largohet sa më shpejt nga kjo qeveri (VIDEO)
Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore të Lëvizjes për Reforma, ku u diskutua aktualiteti politik dhe i sigurisë pas ngjarjeve të fundit në vend, kryetari Ziadin Sela bëri thirrje që BDI të largohet sa më shpejt nga qeveria Gruevski.

"Lëvizja konstaton që drejtësia në Maqedoni është e suspenduar. Bëjmë thirrje që shqiptarët ta ruajnë gjakftohtësinë, mos bëhen pre e konstrukcioneve të cilët i përgatisin ato të cilët duhet të dalin nga kjo situatë politike. Përgjimet në lidhje me rastin e Sopotit i quajmë skandaloze, jo që nuk e kemi ditur se cila është e vërteta, por kur dëgjojmë që ka një ministër të punëve të brendshme, ka një shef të shërbimeve sekrete, të cilët tallen me fate njerëzish, ky është një skandal në vetvete, dhe ato në qoftë se kanë pak moral, duhet të japin dorëheqje, moral që nuk e kanë, kuptohet", u shpreh Sela.

Në këtë kontekst kryetari i Lëvizjes për Reforma Ziadin Sela bëri thirrje tek partia politike shqiptare BDI që të tërhiqet nga ky pushtet antishqiptarë.

"Neve na habit morali i munguar i këtyre që i thonë vetes shqiptar, morali i BDI-së. Ne u bëjmë thirje që në qoftë se ndjehen shqiptar të japin dorëheqje sa më shpejt nga kjo qeveri anti-shqiptare, ndryshe nëse në një afat të caktuar kohor nuk japin dorëheqje do t’i konsiderojmë shqiptarë të ndershëm të Millosheviçit", tha Sela. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2015, ora 11:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori