Kamioni del nga rruga, bie në kanal (FOTO LAJM)

Një kamion ka dalë nga rruga në aksin Gjirokastër Sarandë, pranë qafës së Muzinës. Shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë.

Nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Siç shihet nga fotoja, kamioni ka rënë në kanal, ndërsa në rimorkioi ishte i ngarkuar me materiale./albeu.com