Prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurisë së trafikantit, 20 mln euro të përfituara nga krimi

Prokuroria Tiranë ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të shtetasit Ndue Gjergji dhe familjarëve të tij me vlerë 20 milionë euro.

Prokuroria thotë se ai është pjesë e një grupi kriminal, i cili fushë kryesore të aktivitetit të tij kriminal ka veprën penale “Trafikimit të lëndëve narkotike”.

Paraprakisht, janë identifikuar pasuritë të cilat dyshohet se nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohet se lidhen dhe rrjedhin nga veprimtaria kriminale që ka kryer ky shtetas.

Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar, përsa i përket pasurive të tij dhe familjarëve të tij, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se pasuritë e paluajtshme t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë kriminale.

Për këto arsye, thotë Prokuroria, kërkohet sekuestrimin e 31 pasurive, të cilat në total kanë një vlerë transaksioni 6 milionë euro por që në vlerë tregu përllogariten në 20 milionë euro.