Marin Mema do të bëhet pjesë e politikës? Përgjigjet vetë gazetari

Marin Mema gazetari dhe autori i “Gjurmë shqiptare” ka qenë së fundmi i ftuar në “Ndryshe” ku ka folur për zbulimin e tij më të fundit i cili ka bërë zhurmë edhe jashtë vendit.

Por ai nuk i ka shpëtuar pyetjes që të gjithë ja bëjnë dhe madje ja sugjerojnë.

A do të bëhet Marin Mema pjesë e politikës?

“Jo, sot për sot nuk hyn në gjërat që unë dua të bëj. Këta (politikanët) janë të gjithë koka, të mençur, nuk kanë para”, është përgjigjur Marin Mema ku nuk kanë munguar as notat e ironisë.

Zbulimi që përmendëm pak më lart, bëhet fjalë për ka bërë një zbulim shumë të rëndësishëm arkeologjik dhe historik.Në dokumentar u transmetuan pamjet e një shpelle të mbushur me eshtra njerëzore e cila ndodhej rreth 15 kilometra nga qyteti i Peshkopisë në Dibër.
Ky zbulim padyshim që zgjoi interesin e të gjithëve, ku disa muaj pas zbulimit të tyre në “Gjurmë Shqiptare”, Universiteti i Vjenës si rrjedhojë e një marrëveshje me institucionet përkatëse dërgoi në Shqipëri një antropologe franceze.
Më pas, eshtrat u dërguan nga Universiteti i Vjenës për analiza më të specializuara në një laborator pranë Universitetit të Oxfordit në Britaninë e Madhe.

Rezultati i analizave ishte mjaft mbresëlënës, pasi i zbulua se ato i përkisnin njerëzve që kanë jetuar nga 1600 deri 1700 vjet më parë, pra mes shekujve të IV dhe të V.

“Morëm informacionin rastësisht nga dy djem të zonës. Fillimisht nuk e besova kur më treguan pamjet, mu duk si tallje, e pabesueshme. Kur më siguruan se është e vërtetë, ika atje por nuk më paralajmëruan që ishte e frikshme. Duhet të hynim zvarrë, pastaj të zbrisnim në një nënkat ku kishte një numër të konsiderueshëm eshtrash. Adrenalina na bëri që të shkonim deri në fund. Bëra dokumentarin e parë. Zbrita në fshat të merrja informacione, por nuk ishin shumë të qartë. Kam frikë se eshtrat ishin të ngacmuara. Pasi dola jashtë kërkova ngritjen e një grupi arkeologësh. Vajtëm sërish, disa u tërhoqën, të tjerë u habitën. Ishin rreth 50-60 kafka”, zbulon gazetari.