Sapo doli nga pallati, bie pa ndjenja në tokë një person në Tiranë (VIDEO)
Një person ka rënë pa ndjenja në tokë në Tiranë pak më parë. Lajmi është bërë i ditur nga një dëshmitar.

Sipas tij, personi në fjalë u rrëzua pa ndjenja në tokë, sapo doli nga pallati. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Loni Ligori, në zonën e Astirit.

Siç shihet dhe në video, tre të rinj i kanë ardhur në ndihmë personit, duke e ngritur.

Dëshmitari thotë se ata e morën me vete, por nuk e di se ku mund ta kenë çuar, shkruan JOQ.

Mesazhi i plotë: Sapo doli nga pallati dhe ra direkt per tok astir rruga loni ligori. Sic esht dhe ne video 3 cuna qe po kalonin ndaluan e ngriten se di ku e cuan se aq kapa. Faleminderit.

Shtuar më 30/03/2020, ora 23:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori