Tanket e para Leopard 2 janë tashmë në Ukrainë

Tanket e para Leopard 2 kanë mbërritur tashmë në Ukrainë, tha ministri polak i mbrojtjes Mariusz BLaszczak.

Tanket moderne të betejës të prodhuara në Gjermani mendohet të jenë një ndryshim i lojës për Ukrainën, e cila shpreson të nisë një kundërofensivë në javët e ardhshme.

Bloomberg News më herët tha se kryeministri i Polonisë do të njoftojë mbërritjen e tankeve gjatë vizitës së tij në Kiev.

Mateusz Morawiecki mbërriti në kryeqytetin ukrainas më herët sot në shenjë mbështetjeje për vendin, shkroi zëdhënësi i qeverisë Piotr Muller në Twitter.

/albeu.com


Shtuar 24.02.2023 12:37