Në lule të rinisë, ky është 19-vjeçari që u ekzekutua me 5 plumba në Shkodër (FOTO LAJM)

Fotoja që shihni më poshtë është e 19-vjeçarit Erjon Xhenje që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Shkodër.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme teksa po pinte kafe në një lokal pranë Bulevardit “Bujar Bishanaku”. Ndaj tij u qëllua me me 5 plumba, të cilat e lanë të vdekur në vend. Autorët, të paidentifikuar ende, pas ngjarjes u larguan me shpejtësi me motoçikletë. Kjo e fundit u gjet e djegur në lagjen “Guerrile” .

Polici ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com