Sali Berisha fantazon sikur Tahiri këndon për qelinë e burgut, i thur këngë (VIDEO)
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili mban në mbi shpinë akuza shumë të rënda për kultivim dhe bashkëpunim në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, edhe pse është në proces gjykimi, gjeti kohën duke publikuar një video në instagramin e tij ku kërcen në një klub nate.

Ish-kryeministri Berisha, e ka cilësuar në një postim të fundit si “narkomistri i Noriegës që sfidon me ahengje dhe origji vendimin e narkogjykatës së Edvinit, ndërsa qytetarët mendojnë se ai e ka vendin në qeli".

Por ish-kryeministri Berisha nuk e ka lënë me kaq, por ka preferuar që të tallet në videon e Tahirit ku ka zgjedhur ti mbivendosë një këngë me tekst:

"Kjo qeli po më mundon dhe rinia po më shkon...."
Shtuar më 07/04/2019, ora 17:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori