Saimir Tahirin nuk e zë vendi, shikoni si sorollatet (VIDEO)
Kanë kaluar 5 orë që kur trupi gjykues në Gjykatën e KrimeveRënda duhet të jepte vendimin për Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendshëm, i akuzuar për tre vepra penale.

Gazetari Sokol Dema raporton nga Gjykata e KrimeveRënda se pas 9 orësh që trupi gjykues është tërhequr për vendim, Tahiri nuk shfaq ankth. Madje, sorollatet dhe ben muhabet e gallata me të gjithë.

Por të mbyllur në dhomën e këshillimit, tre gjyqtarët nuk kanë dhënë ende asnjë sinjal se janë gati të shpallin se çfarë kanë vendosur për ish-ministrin.

Prokuroria e KrimeveRënda ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin, por me gjykim të shkurtuar kërkesa përfundimtare shkon në 8 vite. Prokuroria e akuzon Tahirin për tre vepra penale: “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.
Shtuar më 19/09/2019, ora 21:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori