Primaret, Berisha: Pasaporta e hapjes dhe ndryshimit thelbësor të Partisë Demokratike

Ditën e sotme është mbledhur kryesia e Partisë Demokratike.

Kryetari Sali Berisha, mes të tjerash u shpreh se Primaret janë kthyer në pasaportën e ndryshimeve të thelbësore në parti dhe se duhet bërë gjithçka për suksesin e procesit.

Pjesë nga fjala e Berishes:

Pasaporta e hapjes dhe ndryshimit thelbësor të Partisë Demokratike. Ato kanë krijuar një impakt shumë pozitiv te anëtarët dhe simpatizantët tanë dhe në tërësi te të gjithë shqiptarët që besojnë te vota e lirë dhe respekti i individit, anëtarit dhe mbështetësit të Partisë Demokratike. Shqiptarët kanë nevojë jetike për ndryshimin e Partisë Demokratike si parti e shpresës, besimit dhe të ardhmes.

Ndryshimi realizohet vetëm me vepra, hapa konkrete. Në këtë kontekst ne pas ndryshimeve të thella dhe një cikli të paprecedentë votash brenda në parti, pas miratimit të rregullave tona dhe kushtetutës tonë partiake, zgjedhjeve primare ne tani kalojmë në zgjedhjen e qeveritarëve vendorë.

Dhe kjo përbën pa diskutim ndryshim më të madh të kësaj force politike në këto 30 vite. Kjo përbën edhe hapjen e saj institucionale më të madhe në të gjithë ekzistencën e saj. Primaret janë forma më institucionale, më e rëndësishme e kësaj hapje. Kemi mbi 200 kandidatura që vijnë nga PD, shoqëria civile dhe nga bota akademike. Por edhe nga diaspora dhe emigracioni. Unë të gjithë këto gra dhe burra që kanë vendosur të marrin pjesë në garën e primareve dua t’i falënderoj me shumë mirënjohje për nderin që i bënë Partisë Demokratike.

Do bëhet gjithçka për një proces të drejtë dhe të ndershëm. Këto janë primaret e para që zhvillohen në këtë formë në PD dhe në vendin tonë. Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e këtij procesi. Kudo kandidatët tanë në primare po paraqiten jo si të krahut tjetër që jetojnë si në shpellat e mafies, por janë të gjithë para anëtarëve, janë në media janë edhe me të vërtetë kanë arritur ta bëjnë këtë proces me interes të veçantë te publiku.

Vijon…