Liga e Kombeve: Holanda i jep leksion Belgjikës (VIDEO)

Një tjetër përballje luksi ishte edhe ajo mes dy vendeve Belgjikë e Holandë.

Tulipanët u treguan të pamëshirshëm ndaj komshinjve të tyre duke u dhënë një shuplakë të fortë 4-1 në ndeshjen e vlefshme për grupin A4.

Sa i përket golave për Holandën u realizuan nga Bergwijn 40′ Depay 51′ Dumfries 62′ Depay 66′. Ndërkohë, Batshuay shënoi golin e nderit në minutat shtesë. /albeu.com/


Shtuar 3.06.2022 22:56