Spartak Ngjela “mahnitet” nga Bora Zemani, komenti i avokatit bëhet viral (FOTO LAJM)

Bora Zemani është padyshim ndër moderatoret që publiku i fal shumë pozitivitet dhe dashuri duke I kthyer ëmbëlsinë që ajo fal në ekran.

Përgjat muajve të fundit ajo ka qenë mjaft e angazhuar dhe e kemi parë gati çdo ditë në ekran pasi ka moderuar një ndër emsionet më në zë, Përputhen.

Së fundmi ka qenë Spartak Ngjela ai të cilit Bora i ka marrë vëmendjen dhe avokati i la një koment publikisht që nuk vonoi shumë për tu bërë viral.

“Bora, me lejoni t’ju komplimentoj për performancën tuaj me klas artistik… që është një harmoni e plotë midis intelektit të lartë, elokuencës së zgjedhur dhe bukurisë fizike. Sukses të përsëritur të kesh gjithmonë”, i shkroi Spartak Ngjela Bora Zemanit./albeu.com/


Shtuar 8.06.2021 11:41