Ngrihet alarmi, SHBA u kërkon qytetarëve të saj të largohen menjëherë nga Kievi

Ambasada amerikane në Kiev u ka kërkuar qytetarëve amerikanë që janë ende në Ukrainë që të largohen menjëherë nga vendi.

Kjo për shkak se medohet se sulmet ruse mbi civilët mund të shtohen ditët në vijim.

Sipas BBC, Departamenti Amerikan i Shtetit beson se Rusia po planifikon të shtojë sulmet e saj në infrastrukturën civile të Ukrainës dhe ndërtesat qeveritare në ditët në vijim.

Bazuar në inteligjencën e reduktuar të SHBA-së, një zyrtar tha: “Duke pasur parasysh historikun e Rusisë në Ukrainë, ne jemi të shqetësuar për kërcënimin e vazhdueshëm që sulmet ruse paraqesin për civilët dhe infrastrukturën civile”./albeu.com/