Rusia ekspozon aeroplanmbajtësen “Admiral Kuznetsov” teksa rinis ofensivën ndaj Aleppos nga bregdeti sirian (VIDEO)
Një luftanije e madhe ruse ka nisur sulme masive ndaj Aleppos, konfirmon Moska.

Aeroplanmbajtësja “Admiral Kuznetsov” ka nisur operacione luftarake drejt qytetit sirian të shkatërruar nga lufta, pasi mbërriti në bregdetin sirian javën që shkoi, raporton Mirror.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, konfirmoi se kanë filluar sulme që, sipas tij, do t’i fshijë nga faqja e dheut militantët e ISIS-it.

“Sot, kemi filluar një operacion masiv për të nisur sulme të mëdha ndaj caqeve të Daesh [ISIS] dhe frontit al-Nusra në provincat Idlib dhe Homs [në Siri],” ka thënë Shoigu.

Sipas Shoigu ata do të kenë si objektiv depot e armëve dhe fabrikat e municioneve.

Ai deklaroi gjithashtu se terroristët po përdorin armë kimike brenda vendit. /albeu.com/
Rusia rinis ofensivën ndaj Aleppos nga bregdeti sirian

Shtuar më 15/11/2016, ora 17:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori