Rusia po bëhet gati për luftë? (VIDEO)
Ministria e Mbrjtjes e Rusisë ka njoftuar sot se gjatë periudhës 5-10 dhjetor në Kaliningrad është mbajtur një stërvitje e jashtëzakonshme me rudhër të presidentit Putin.

Në ushtrim morën pjesë nëntëmijë ushtarë rusë dhe më shumë se 55 anije ushtarake, ndërsa thuhet se u organizua për të testuar gatishmërinë luftarake të trupave në Kaliningrad, një enklavë ruse që kufizohet me shtetet anëtare të NATO-së - Lituaninë dhe Poloninë - raporton Reuters.

"Në ushtrime kanë marrë pjesë trupat e raketave, artilerisë, këmbësorisë mekanike, të forcave ajrore, detare, njësive të zbulimit, njësive për komunikim dhe logjistikës, si dhe aeroplanët luftarakë dhe transportues, helikopterët dhe anijet e Flotës Baltike”, thuhet në një kumtesë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Rusisë./albeu.com/
Shtuar më 16/12/2014, ora 17:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori