INCENERATORËT/ Kryemadhi: SPAK është në provë, kjo çështje përfshin një grup të strukturuar kriminal

Pas vendimit të sotëm të SPAK për nisjen e hetimeve për aferën e incenetarëve, pas padive të ngritura nga  PD, LSI dhe Nisma Thurje, ka reaguar edhe Monika Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së ka thënë së SPAK është në provë. Sipas saj, kjo çështje ka zbuluar një grup të mirëfilltë kriminal.

“Kanë kaluar 394 ditë nga padia e parë që dorëzuam në SPAK. E gjitha kjo çpo ndodh sot me hetimet e inceneratorëve është falë akuzave dhe padive që ka çuar në SPAK LSI-ja.

Siç u tentua me Komisionin Hetimor për të varrosur të vërtetat e kësaj afere, nuk do lejoj që kjo aferë, nuk do të shuhet por ddo e çojmë deri në fund. E them me bindje të plotë, çështja e inceneratorëve është grup i strukturuar kriminal dhe politik. Përmes parave të inceneratorëve janë kapur elementët më të rëndësishme të jetës shqiptare. Kemi vënë në provë SPAK, është në provë çdo ecuri e kësaj dosje. Dua të falënderoj çdo specialistë” – tha Kryemadhi. /albeu.com


Shtuar 29.03.2022 12:59